Njoftim për shprehje interesit për 3 Ekspertë të Jashtëm
Shoqata Volontari nel Mondo RTM ka hapur një procedurë përzgjedhjeje për 3 Ekspertë të Jashtëm që do të përfshihen si anëtarë të komisionit të vlerësimit të projekt-propozimeve të dërguara nga përfituesit e mundshëm në kuadër të projektit Rural Albanian Youth (RURAL-YOU) [IPA/2020/421-809], financuar nga Bashkimi Evropian.
Kërkohet një ekspert për secilin nga profilet e mëposhtme:
Profili 1 – Bujqësi;
Profili 2 – Turizëm i Qëndrueshëm, dhe
Profili 3 – Mbrojtje e Mjedisit Rural.
Ekspertët do të duhet të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit të vlerësimit Rural-You pranë Zyrës së Projektit në Shkodër, Rruga Kardinal Mikel Koliqi 124/6.
Shprehja e interesit duhet të dërgohet ekskluzivisht me email në rtm.albania@rtm.ngo deri më 9 mars 2022, ora 16:00. Një CV e përditësuar (mundësisht Europass) dhe një dokument i vlefshëm identiteti duhet t’i bashkëngjiten emailit.
Për më shumë informacion, referojuni tre Termave të Referencës të disponueshme në linqet e mëposhtme:
TeR 1 – Ekspert/e i/e jashtëm – Profili 1 “Bujqësi”
TeR 2 – Ekspert/e i/e jashtëm – Profili 2 “Turizem i qendrueshëm”
TeR 3 – Ekspert/e i/e jashtëm – Profili 3 “Mbrojtja e mjedisit rural”