FONDI I MBËSHTETJES
RURAL-YOU

Volontari nel Mondo RTM, në kuadër të projektit Rural Albanian Youth financuar nga Bashkimi Evropian, hap zyrtarisht dy thirrje për aplikime në lidhje me BUJQËSINË, TURIZMIN E QËNDRUESHËM DHE RUAJTJEN E MJEDISIT RURAL.

Objektivi i këtij fondi është të forcojë kontributin e rinisë rurale në zbatimin e agjendës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në sektorët e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Nëpërmjet projekteve të financuara, rezultati kryesor që duhet të arrihet është rritja e AKTIVIZMIT RINOR për zhvillimin e qëndrueshëm të qarkut Kukës, Dibër dhe Shkodër.

Fondi ofron dy linja financimi, një për organizatat dhe një për të rinjtë e moshës 18 deri në 35 vjeç.

KONKURSI I KRIJUESVE TË RINJË (YRMC)
Thirrje për të rinjtë e moshës 18 deri në 35 vjeç

Objektivat e thirrjes janë:
  • Forcimi i kapaciteteve dhe rritja e aksesit në financa për të rinjtë që tashmë po kontribuojnë në ndryshimin e realitetit rural në veri të Shqipërisë.
  • Rritja e punësimit të të rinjve nga zonat e thella në zhvillimin bujqësor dhe rural.
Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen të firmosura në versionin elektronik në adresën: rtm.albania@rtm.ngo jo më vonë se data 18 mars 2022 ora 16:00.
Shihni Rregullat & Udhëzimet për më shumë informacion:
Shkarkoni dokumentacionin për t’ia bashkëngjitur propozimit tuaj:

NËN-GRANTET PËR ORGANIZATAT LOKALE (SGOS)

Objektivat e thirrjes janë:

  • Përmirësimi i aksesit në sistemet e financimit për organizatat në zona të largëta për të zhvilluar iniciativa në dobi të rinisë rurale.
  • Rritja e nivelit të proaktivitetit të organizatave në promovimin e emancipimit të rinisë rurale.
  • Rritja e punësueshmërisë së të rinjve nga komunitetet e synuara të largëta në bujqësi dhe zhvillim rural.
  • Rritja e kapaciteteve të organizatave bazë në menaxhimin dhe zbatimin e veprimeve të financuara nga BE.
Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen të firmosura në versionin elektronik në adresën: rtm.albania@rtm.ngo jo më vonë se data 18 mars 2022 ora 16:00.
Shihni Rregullat & Udhëzimet për më shumë informacion:
Shkarkoni dokumentacionin për t’ia bashkëngjitur propozimit tuaj:

Për më shumë informacion, mund të kërkoni një takim me Agjentët e Zhvillimit Lokal në një nga zyrat tona:

RURAL-YOU DESK DIBËR
(Dibër, Bulqizë, Klos, Mat)

Rruga Tercilio Kardinali, Peshkopi

E Hënë – E Enjte, 9:00 – 12:00

Personi i kontaktit: Brunilda Kaloçi
Tel: 067 2472 546
E-mail: ruralyou.diber@gmail.com

RURAL-YOU DESK KUKËS
(Tropoje, Has, Kukës)

Rruga “Zogu i pare”, Lagjia 5, Kukës

E Hënë – E Enjte, 9: 00-12: 00

Personi i kontaktit: Visar Mataj
Tel: 067 6784 150
E-mail: ruralyou.kukes@gmail.com

RURAL-YOU DESK SHKODRA LINDORE
(Pukë, Fushë Arrëz)

Pranë Agro Puka, Lagjia e Re, Pukë

E Hënë – E Enjte, 9:00 – 12:00

Personi i kontaktit: Vullnet Kuçi
Tel: 068 5255 346
E-mail: ruralyou.puke@gmail.com

RURAL-YOU DESK SHKODRA PERËNDIMORE (Vau Dejës, Malësi e Madhe)

Rr. Kardinal Mikel Koliqi, 124/6, Shkodër

E Hënë – E Enjte, 9:00 – 12:00

Personi i kontaktit: Silvester Durgaj
Tel: 067 2633216
E-mail: ruralyou.shkoder@gmail.com

Print