Logo Natur Kosovo def._sfondo bianco

NATURKOSOVO
ENDOWMENT FUND

Volontari nel Mondo RTM në kuadër të projektit NaturKosovo, financuar nga Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo, hap zyrtarisht thirrjen për:

“Mini-grante për Ofruesit e Mikro Shërbimeve në Sektorin e Turizmit për zhvillimin e qëndrueshëm të shtrirjes Kosovare të Via Dinarica”.

OBJEKTIVAT

Objektivi i përgjithshëm i NATURKOSOVO ENDOWMENT FOND (NKEF) është të kontribuojë në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të komuniteteve rurale dhe malore të interesuara në shtrirjen Kosovare të Via Dinarica, duke rritur kapacitetet e punësimit dhe vetë-ndërmarrjes së mikro-ofruesve të shërbimeve turistike të zonës.

FUSHAT E NDËRHYRJES

Zonat e synuara e NKEF-it të intervenimit janë komunat e Pejës, Deçanit dhe Junikut. me fokus të veçantë në zonat malore të përshkuara nga shtegu Via Dinarica.
Cartina_

KRITERET E PRANUESHMËRISË

Për të hyrë në mini-grantet, aplikantët duhet të jenë entitet privat i paraparë me Ligjin e Kosovës, përkatësisht:
  • Për njësinë ekonomike fitimprurëse, si biznes individual ose joindividual:
  • Subjekt jofitimprurës, përkatësisht shoqata, fondacione, institute;
  • Kategoria e fermerëve.
Individët dhe organet/ndërmarrjet publike nuk janë subjekte të pranueshme.

BUXHETI TOTAL I NKEF

360.000 Euro

BUXHETI TOTAL I PRANUESHËM
PËR APLIKIM TË VETËM

nga 2.500 deri në 18.000 euro

AFATI PËR DORËZIM

31 gusht 2023 në orën 16:00 (16:00).

 

Aplikimi i plotë duhet të dorëzohet online në adresën e mëposhtme të emailit: nkef@rtm.ngo
Një seancë informative për prezantimin e Thirrjes do të mbahet në Deçan më 23 qershor 2023, në ora 11:00, në restorantin e Qendrës Tregtare Tropikal, Rruga Dëshmorët E Kombit 51000 Deçan (kati 4).
Sesionet e trajnimit për të mbështetur subjektet e interesuara do të organizohen në zonat e synuara me kërkesë të aplikantëve të mundshëm drejtuar në adresën zyrtare të emailit të NKEF: nkef@rtm.ngo
Për më shumë informacion në lidhje me:
  • kriteret e pranueshmërisë,
  • kostot e pranueshme,
  • ndërhyrjet e pranueshme,
  • listën e dokumentacionit mbështetës që duhet t’i bashkëngjitet aplikacionit.
Aplikimet duhet të dorëzohen duke ndjekur shabllonet standarde që mund të shkarkohen këtu